Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, se do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Hoti filloi duke thënë se “As vet s’e di se çfarë u bë me Vjosa Osmanin”.
Pastaj tha se LDK’ja e kanë mbështetur të gjithë gjatë garës së saj për kryeministre në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.
“E kemi mbështetur të gjithë për kryeministre”, ka thënë Hoti në Oksigjen.
Por, Hoti premtoi se Osmani do të kthehet në LDK.
“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër. Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK’ja”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu, Hoti tha se Osmani e ka derën çelë gjithmonë.
“Vjosa e ka derën çelur gjithmonë”, shtoi Hoti.
Kujtojmë se LDK’ja pasi Avdullah Hoti u bë kryeministër dhe Vjosa Osmani doli kundër zgjedhjes së tij, e shkarkoi këtë të fundit nga pozitat e partisë dhe emëroi Hotin nënkryetar të partisë.