×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Të falemi me zemër duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situatë

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mesazhet e qarta që vazhdimisht i ka dhënë, duke punuar me Qeverinë tash e gjashtë muaj për menaxhimin e situatës.


    “E falënderoj në veçanti për mesazhin e qartë që sot dha, si lutje për të gjithë besimtarët, për ketë festë të madhe për të gjithë besimtarët, që ta respektojnë edhe vendimin e Qeverisë, edhe kërkesën që ka Bashkësia Islame. Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim që kemi, sepse vetëm duke i bashkërenditur aktivitetet tona, ne mund të kemi sukses në luftimin e kësaj pandemie që nuk është vetëm te ne, por në nivel global”, tha kryeministri Hoti.


    Më tej, kryeministri Hoti theksoi se “po bëjmë të pamundurën me ekspertë shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë bashkë me kolegë nga Instituti, nga shërbimi spitalor, nga spitalet regjionale, po bëjnë të pamundurën për të ofruar shërbime për ata qytetarë që kanë nevojë”.

     

    “Ne duhet t’u ndihmojmë stafit shëndetësor për të mos i ngarkuar më shumë dhe e kam thënë edhe herë të tjera, se jemi në limite të kapaciteteve të institucioneve tona shëndetësore dhe e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë situatë është duke bashkëpunuar, duke respektuar në përpikëri udhëzimet që i jep stafi shëndetësor, IKSHKP-ja”, tha kryeministri Hoti.

    Po ashtu, kryeministri Hoti pohoi se “nesër do t’i bëjmë lutjet tona, por do të falemi me zemër nëpër shtëpitë tona, me të dashurit tanë, duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë dhe lutjet tona të zakonshme”.

     

    Duke uruar besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit, kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, tha se “ndonëse nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit, kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, të mos shkojnë për vizita te njëri-tjetri dhe t’i respektojnë masat, rekomandimet dhe këshillat e dala nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja, nga Bashkësia Islame dhe të gjitha institucionet”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Katër persona, tre burra dhe një grua, kanë sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë, tri gra dhe tre burra, dje në rrugën...
    Lajme04 Janar 2025
    Sot janë bërë 22-vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt. Ai u vra pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka thënë se ka rënë numri i infermierëve që kërkojnë licenca të paplastifikuara...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’...
    Lajme04 Janar 2025
    Normat e interesit kanë vazhduar trendin e rënies gjatë viteve të fundit dhe ky trend i njëjtë pritet që të ndodhë edhe...
    Lajme04 Janar 2025
    Tri kilometra larg qendrës së qytetit të Malishevës, ndodhet fshati Banjë e brenda këtij fshati ekziston edhe një pishinë e cila ka...
    Lajme04 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 12:00 në zyrat e KQZ-së. Si pjesë...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Më e vogla nga tri partitë në bisedime për të formuar qeverinë e ardhshme të Austrisë ka lënë papritur negociatat, duke i...
    Lajme04 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtune kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.