×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Profesionistët e rinj do të rrisin cilësinë e punës së institucioneve

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së akt emërimeve për bursistët nga Skema e Profesionistëve të rinj (YCS), projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e vlerësoi si një ngjarje të veçantë dhe të mirë.

    Kryeministri Hoti tha se këta bursistë janë ndër vajzat dhe djemtë më të mirë, të cilët me arsimimin dhe profesionalizmin e tyre do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së punës në institucione dhe në zhvillim të shoqërisë drejt proceseve integruese.

    “E keni mbështetjen time të plotë, por edhe të ministrave dhe bartëseve të institucioneve ku ju do të angazhoheni, në mënyrë që t’u ofrohet hapësira e nevojshme që të jepni kontributin tuaj, dhe po ashtu mundësinë për avancim në karrierë mbi baza të profesionalizimit, meritës dhe kualitetit që ofroni”, theksoi Kryeministri Hoti.

    Kryeministri Hoti falënderoi Bashkimin Evropian për këtë projekt dhe theksoi se ajo mbetet organizata me ndikimin më të madh ekonomik, por edhe të reformave në Kosovë, duke shtuar se vendet e BE-së janë partneri kryesor tregtar.
    “BE-ja është organizata ku ne kemi ambicie politike për t’u integruar, por edhe financuesi më i madh i mbështetjes që marrim për të ndërtuar institucionet tona”, tha Kryeministri Hoti.

    Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.