×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti priti në takim njohës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.


    Me këtë rast, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kolly për prioritetet e Qeverisë së tij, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, si dhe angazhimin në rimëkëmbjen ekonomike.

    Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë për përkrahjen konkrete të Zvicrës për vendin në shumë fusha, veçanërisht për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në sektorin e ujërave.


    Kryeministri Hoti, ndër të tjera, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.


    Ndërsa, ambasadori Thomas Kolly e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe theksoi se Zvicra do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi. Treni...
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Lajme14 Janar 2025
    Vazhdon sot në Hagë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Leo...
    Vip13 Janar 2025
    Xuxi tha se ai duhet ta fitoj çmimin për shkak të nevojave familjare. Megjithatë, jo patjetër, pasi tha se aty brenda ka...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Gresa...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. Xheneta tha...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.