Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se trafikimi me qenie njerëzore është shkelje elementare e të drejtave të njeriut.
Ai në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka thënë se parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore është prioritet i Qeverisë.
“Trafikimi me qenie njerëzore është shkelje elementare e të drejtave të njeriut. Qeveria e ka prioritet ndalimin e kësaj dukurie”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka folur edhe për infrastrukturën ligjore që ka Kosovë për luftimin e kësaj dukurie.
Hoti ka përgëzuar institucionet përkatëse në punën që po bëjnë në këtë drejtim, duke bërë thirrje për bashkëpunim e përkushtim për ta luftuar këtë dukuri.