×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Po punojmë në fuqizimin ekonomik të grave për të parandaluar dhunën ndaj tyre

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po punojnë në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave si masë parandaluese për eliminimin e dhunës ndaj tyre.

    Në konferencën online të nivelit të lartë për Konventën e Stambollit, nga Këshilli i Evropës dhe misioni i OSBE-së, kreu i qeverisë tha se vendi ka avancuar në përfshirjen e konventave ndërkombëtare në legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Hoti: Kemi avancuar në përfshirjen në legjislacionin tonë të konventave ndërkombëtare

    “Kemi avancuar në përfshirjen në legjislacionin tonë, kornizës tonë ligjore dhe kushtetuese të gjitha konventat ndërkombëtare që janë me rëndësi në këtë fushë. Këtu disa nga deputetet që janë prezentë në këtë ngjarje kanë kontribuar drejtpërdrejtë duke marrë lidershipin që këto konventa ndërkombëtare të bëhen pjesë e Kushtetutës tonë”, tha ai.

    Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Hoti tha se kanë ndarë 2 milionë euro për fuqizimin e grave në biznes.

    Hoti: Po punojmë në fuqizimin ekonomik të grave dhe të vajzave si masë parandaluese

    “Po punojmë në fuqizimin ekonomik të grave dhe të vajzave si masë parandaluese për të eliminuar këtë dukuri plotësisht nga shoqëria jonë. Besoj se në periudha afatgjate kjo është qasja më adekuate për të fuqizuar ekonomikisht gratë dhe vajzat në shoqëri. Krahas kësaj vjen fuqizimi i tyre edhe në familje”, u shpreh ai.

    Krahas këtyre, i pari i qeverisë tha se do të mbështesin qendrat e strehimoreve për gratë dhe vajzat që bien pre e dhunës ndaj tyre.

    Hoti: Do të vazhdojmë të mbështesim punën e strehimoreve

    “Do të vazhdojmë të mbështesim punën e strehimoreve në veçanti që të ofrojë përkujdesje adekuate për viktimat e dhunës duke iu siguruar qëndrueshmëri financiare. Unë besoj që nga viti i ardhshëm këtë mund të bëjmë pjesë e institucioneve të Kosovës. Kjo në mënyrë që shërbimet që i ofrojnë këto qendra të jetë pjesë e planifikimeve të rregullta buxhetore”, tha ai.

    Kuvendi i Kosovës muaj më parë ka përfshirë në Kushtetutën e vendit, Konventën e Stambollit që garanton të drejta më të mëdha ndaj grave.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.