Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dalë me një video.
Kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e LDK-së.
Në video është përfshirë edhe Avdullah Hoti.
Ky i fundit, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka shkruar se ka pritu që kjo video do të ketë një përmbajtje krejt tjetër, por se ishte vetëm propagandë për mashtrim të publikut.
Postimi i tij i plotë:
Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?!
Por, JO!
Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.