×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për “Pulsin Publik”: Rezultatet dëshmojnë se kjo qeveri është e mirë vetëm në propagandë

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar të dhënat e Pulsit Publik, anketë kjo e realizuar nga UNDP në Kosovë për muajin maj të këtij viti.

    Në të dhënat e fundit, ka dalë se kënaqshmëria qytetare me institucionet qendrore të vendit ka shënuar rritje në krahasim me gjashtë muaj më parë, kur është bërë edhe matja paraprake.

    Por, ish-kryeministri Hoti po thotë se këto rezultate dëshmojnë vetëm një gjë, “se kjo qeveri është e mirë vetëm në shpërndarjen e propagandës”.

    Më tutje, Hoti publikoi një listë me premtime të cilat, sipas tij, nuk janë realizuar nga Qeveria Kurti.

    “Me çka janë të kënaqur qytetarët: Me 160 çerdhe që kurrë nuk u ndërtuan? Me 4,000 banesa me çmime të përballueshme që as nuk u përmendën? Me mungesën e njohjeve apo anëtarësimeve për Kosovën? Me rënien e rezultatit arsimore siç dëshmon testi PISA? Me largimin e mjekëve nga Kosova? Me largimin e 200,000 qytetarëve nga Kosova? Me 10 shkeljet e Kushtetutës? Me aferat për korrupsion e nepotizmin masiv? Me ndërtimin e urës në Saradran? Me sulmet ndaj mediave e gazetarëve?”, shkroi Hoti, raporton Klankosova.tv.

    Sipas tij, niveli i propagandës së qeverisë “shkon aq larg sa që qytetarët janë të bindur se kjo qeveri ka dhënë rezultate edhe aty ku nuk ka fare përgjegjësi – uljen e korrupsionit në organizatat ndërkombëtare nga 23.8% në 13.7%. Prandaj këso lloj matjesh nuk kanë asnjë kuptim”.

    Avdullah Hoti thotë se matjet janë kontradiktore sepse “53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e qeverisë, e po ashtu 53.3% të qytetarëve vlerësojnë se varfëria, papunësia, çmimet e larta dhe shërbimet e dobëta mjekësore janë problemet më të mëdha (varfëria 16.6%, papunësia 16.3%, çmimet e larta 12.7 dhe shërbimet shëndetësore 7.7%, që është gjithsej 53.3%)”.

    Deputeti i LDK-së e quajti qeverinë “mashtruese” pasi sipas tij, e njëjta në vend se të punojë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ajo po bën propagandë.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.