Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka përkujtuar se sot janë bërë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepit.
Hoti ka shtuar se Rexhepi do të kujtohet përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci”.