×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nga sot KOSST operon i pavarur, e në këtë mënyrë do të hapet një histori e re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

    Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

    “Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”, tha kryeministri Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

    Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

    Këto komente Kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3910856768975648

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që...
    Sport12 Shtator 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan. Çuni është transferimi më i ri i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj....
    Sport12 Shtator 2024
    Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli,...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.