×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëron tryezë të partive politike për presidentin

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se së shpejti do të organizohet një tryezë me të gjitha partitë politike për të parë nëse ka vullnet që të gjendet zgjidhja për postin e presidentit.

    “Duhet të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”.

    Derisa Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president dhe PDK-ja insiston që ky post t’iu takojë atyre, shefi i qeverisë ka thënë se të gjitha do të diskutohen në këtë tryezë.

    “Secila prej partive duket ka qëndrime të caktuara. Nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë nëse ka vullnet që të zgjedhet një president, dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e partive. E dimë propozimin e AAK-së, tash po duket edhe të PDK-së. Besoj që ditëve të ardhshme organizohet kjo tryezë dhe të shohim se si mund të shkojmë përpara”.

    Në ndërkohë, ai ka deklaruar se do të respektohet cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi dhe procesin e votimit të qeverisë në krye të së cilës është.

    “Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ju e dini qëndrimin tonë që e kemi pasë standard që e kemi pasë. Çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.