Kryeministri Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare ka thënë se Kosova nuk ka ngecë prapa në procesin integrues në BE.
Ai tha se Ministria e Integrimeve Evropiane është avancuar brenda Zyrës së Kryeministrit, e jo të shkrihet siç është thënë.
“Nuk jemi prapa në këtë proces. Ndoshta ka qenë mjaft vizibile për tu parë por është bërë shumë punë brenda zyrës sime dhe tek ministritë përkatëse deri tek dakordimi i dokumentit ERA 2”, tha ai.
Por deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalimi tha se vendi po hynë në muaj e pestë dhe nuk po dihet çka po ndodh me procesin integrues.
“Zotëri Hoti gjitha dështimet keni filluar ti quani avancime. Kjo nuk është avancim kanë kaluar katër muaj, edhe nuk po e dina çfarë po ndodh. Nuk thatë se kur do të përfundojë tranzicioni”, tha ai.