×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në takim me Presidenten e Parlamentit të Zvicrës: Pezullimi i dialogut nuk i shërben interesave të Kosovës

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës, i kryesuar nga Presidentja e Parlamentit, Isabelle Moret.

    Kryeministri Hoti me Presidenten Moret biseduan për zhvillimet e fundit në vendin tonë, me theks në menaxhimin e pandemisë Covid-19, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

    Sa i përket pandemisë me Covid-19, Kryeministri Hoti e njoftoi zonjën Moret me gjendjen aktuale dhe me masat e reja që janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, konform gjendjes pandemike në vend.

    Kryeministri Hoti, theksoi se dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk ka alternativë dhe se pezullimi i këtij procesi nuk i shërben interesave shtetërore të Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi se Kosova me Serbinë në Bruksel po dialogojnë për arritjen e marrëveshjes finale, me njohje reciproke, në kufijtë aktual.

    Sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kryeministri Hoti, e njoftoi delegacionin nga Parlamenti Zviceran me hapat që janë duke u ndërmarrë për riorganizimin e Policisë së Kosovës, me të cilat synohet ngritja e efikasitetit në punë. Por duke insistuar gjithmonë në respektimin e ndarjes së pushteteve.

    Temë e takimit ishte edhe diaspora e Kosovës që jeton në Zvicër dhe mundësitë e përfshirjes së tyre në projekte zhvillimore e investime kapitale në vendin tonë.

    Kryeministri Hoti dhe Presidentja Moret u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit. “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes,...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Gjykata Komerciale e ka pezulluar edhe në rivendosje ndërtimin e Rrugës A. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë Edona, Buci dhe Alby janë sqaruar për një çështje mes tyre. Bëhet fjalë për Edonën e cila ishte kthyer me të...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka shfaqur disa herë që është një djalë punëtor dhe nuk është dembel kur duhet...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë Blerando ka pyetur Edonën se a mundet të përballet me banorët e Big Brother VIP Kosova. Ndër ta ai i përmendi...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Ganiu mbrëmë kanë debatuar me njëri-tjetrin. Blerando e pyeti se a mendon ai që...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka argumentuar me banorët e tjerë se “thënia ‘në kuadër të lojës’, nuk është asgjë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Lindita i ka treguar Albës për një situatë të ‘sikletshme’ që i kishte ndodhur me Lumbardhin....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.