Kryeministri Avdullah Hoti, mëngjesin e së martës ka vizituar komunën e Deçanit, ku është pritur në takim nga kreu i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it Michele Rissi. Hoti më pas do të qëndrojë për vizitë edhe në Manastirin e Deçanit.
Punimet në rrugën Deçan-Plavë janë kundërshtuar nga udhëheqës të Manastirit. Si rezultat i kësaj, është bërë pezullimi i punimeve.