Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebookun e tij ka uruar Gjermaninë për 30 vjetorin e bashkimit.
Hoti në këtë postim shkruan se me aktin e thyerjes së murit të Berlinit, u thyen edhe barrierat ideologjike dhe i dhanë Gjermanisë kahje perëndimore.
LEXO EDHE: Vdes babai i deputetit të Vetëvendosjes
“Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.”, shkruan Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3704368049624522