×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Liderët partiak mbështetën platformën e dialogut, javën e ardhshme raportojë në Kuvend

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në dialogun me Serbinë që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington, ai do të flas në emër të Kosovës, raporton Front Online.

    Hoti bëri të ditur se liderët që ishin pjesë e këtij diskutimi sot i kanë dhënë mbështetje të plotë platformës që ai e ka paraqitur para tyre.

    “Në bazë të platformës që e kemi bërë si Qeveri, të gjithë pa përjashtim i dhanë mbështetje qasjes që duhet ta kemi në këtë proces. Ne jemi gati që të ulemi në tavolinë të dialogut me një qellim të vetëm qe garanton njohje nga shteti serb”, tha Hoti para gazetarëve pas takimit me liderët e partive politike.

    Shefi i ekzekutivit tha se në Uashington do të shkojnë me besim të plotë se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare me shtetin serb.

    Hoti po ashtu deklaroi se javën e ardhshme do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë kornizë të platformës për dialogun me Serbinë.

    “Tash ne shkojmë me besimplotë në këtë proces. Gjatë dy javëve kemi pasur takime intensive me ambasadorë ndërkombëtarë dhe organizata të ndryshme. Së shpejti do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës që besoj se javën e ardhshme do të bëhet”, tha Hoti, raporton Front Online.

    Ai pohoi se ftesë për këtë takim kanë pasur të gjithë liderët e subjekteve politike dhe e njëjta sipas tij do të ju dërgohet sërish edhe javën e ardhshme.

    “Ju sigurojë që me këtë transparencë të plotë të procesit, do te ia dalim mbarë. Unë do të ju qojë ftesat e tyte në formatin dhe kohën qe ata dëshirojnë”, theksoi Hoti.

    Në këtë takim nuk ishte lideri i Listë Serbe si dhe ata të VV-së dhe PDK-së.

    Sot pasdite, Hoti do t’i takojë të gjithë ambasadorët e BE-së për t’i informuar rreth këtij takimi. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/347156359599318/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë, mblodhi sot shumë njerëz nga rajoni i Dukagjinit e më...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar...
    Lajme10 Gusht 2025
    Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë. Ai thotë se “çdo udhëtar që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Prej 40 deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje. Pritje nga...
    Lajme10 Gusht 2025
    Fotografi i njohur kosovar, Arben Llapashtica, i cili ka një karrierë tepër të gjatë si fotograf profesionist, ka treguar se si disa...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në vend, përfshirë edhe konferencën e ministres në detyrë...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.