Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje sot pas takimit me përfaqësues të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkura, raporton Gazeta Express.
Hoti në Facebook ka thënë se Kosova po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.
“Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, takuam një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Matteë Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti, teksa thotë se ka falendëruar delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.
“Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje”, ka shkruar kryeministri.