×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore, e qeveria merr kredi për të rritur bilancin e saj bankar

    FrontOnline
    15 Korrik 2022

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se është parandoksale se si Qeveria ka dërguar në Kuvend për miratimin marrëveshjen për kredi, në kohën kur inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore.

    Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se çmimet janë rritur shumë dhe se e vetmja masë e ndërmarrë nga ekzekutivi për të zbutur krizën është kufizimi i çmimit të naftës.

    Sipas tij, sikur kjo masë të përcillej me heqje të përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, çmimi i naftës sot do të ishte rreth 1.30 euro për litër.

    “Vetëm kështu kjo masë do të zbuste barrën për qytetarët. Masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave me TVSH të përgjysmuar prej 8%, siç e parasheh ligji në fuqi për TVSH”, ka shkruar Hoti.

    Tutje, ka thënë se të hyrat buxhetore janë rritur dukshëm kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve, në veçanti të çmimeve të mallrave nga importi.

    “Nisur nga fakti se rreth 2/3 e buxhetit mblidhet në kufi, atëherë është e qartë se nga ka ardhur rritja e të hyrave buxhetore. Prandaj, është paradoksale që Qeveria të krenohet me rritje të të hyrave buxhetore”.

    “Paradoksale është marrëveshja për kredi në shumë prej rreth 50 milionë euro, që Qeveria e ka sjellë për ratifikim në Kuvend para tri dite. Kjo kredi, e cila ka për qëllim përmirësimin e bilancit bankar të qeverisë, nuk ka asnjë kuptim në një situatë kur të hyrat buxhetore janë rritur dhe është përmirësuar dukshëm bilanci bankar i qeverisë”.

    Sipas tij, kjo kredi do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte për ndonjë rrugë apo hekurudhë, për ujitje të tokave, për impiante apo projekte të tjera kapitale, që e përmirësojnë jetën e qytetarëve në afat të gjatë dhe që, rrjedhimisht, paguhet në afat të gjatë nga ata që e shfrytëzojnë të mirën publike që ndërtohet me këtë kredi.

    “Atë çfarë duhet të bëjë qeveria është të sjellë në Kuvend rishikimin e buxhetit. Komunat janë bllokuar në investimet kapitale dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje. Mungesa e shpenzimeve për investime kapitale është duke shkaktuar efekte negative zinxhirore në ekonomi”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Lajme16 Janar 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten...
    Lajme16 Janar 2025
    Shoqata e Transportit Prishtinë – Podujevë në ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj për shkak, siç thotë, “shkeljeve flagrante të të drejtave...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Xuxi ka biseduar me Leon në oborr për Drilonin. Ai i tregoi për fjalët e Drilonit, ndërsa Leo po i tregonte detaje...
    Vip16 Janar 2025
    Dy banorët e BBVK3, Driloni dhe Leo kanë qëndruar për pak minuta larg festës së organizuar sonte. Ata e lanë ndejën për...
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë disa aktivitete. E fillon në qytetin e Gjakovës, kurse e përfundon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.