Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së BE’së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.
“Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë të nisur për media.
Kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, si një standard në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së.
Po ashtu, Hoti e vlerësoi përkrahjen e BE-së dhënë përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.