Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka kërkuar lirimin nga detyra të kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.
E për shkarkimin e Gashit, pëlqim duhet të jap edhe u.d e Presidentës Vjosa Osmani.
Këshilltari për media i Osmanit, për FrontOnline, e ka konfirmuar se ndërmjet dy krerëve të shteti ka pasur dakordim për shkarkimin e shefit të AKI-së.
Në përgjigje thuhet se U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, thuhet në përgjigjen e presidences.