×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Do të marrim masa që t’u krijojmë kushte bizneseve

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, por nuk është bërë e ditur nëse do të ndryshohen masat anti-COVID.Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dyndje të madhe të qytetarëve dhe do të kujdesemi që me masat që ndërmarrim për mbrojte nga COVID të krijojmë kushte të volitshme për bizneset si dhe për të lëvizur qytetarët, por në të njëjtën kohë do të sigurohemi të mbajmë nën kontroll situatën me COVID.

    “Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve.

    Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtarë bëhet e ditur se ne jemi në mesin tri katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa tu krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për ti mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, tha Hoti.

    Ndryshe gjatë ditëve të fundit pati rënie të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave.Masat e fundit anti-COVID u morën më 11 nëntor, ku qytetarët ende vazhdojnë të kenë të ndaluar qarkullimin e lëvizjes nga ora 19:00, deri në ora 05:00 të mëngjesit.Varësisht nga rreziku, komunat janë të ndara në zona e më të rrezikshmet janë ato në zonën e kuqe.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari...
    Lajme20 Mars 2025
    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar për Gazetën Express bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas Kozmaqit...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
    Të tjera
    Vip20 Mars 2025
    Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, tashmë kanë...
    Lajme20 Mars 2025
    Krimet Ekonomike sot gjatë ditës kanë bastisur ministrin e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci. Pas përfundimit të aksionit, Peci ka reaguar...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në fshatin Novosellë, i cili dyshohej për kontrabandë me mallra. Në njoftimin thuhet se policia,...
    Lajme20 Mars 2025
    Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Pas takimit është paralajmëruar konferenca për media.  ...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.