×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Hoti – bizneseve: Përgatituni të bashkëpunoni me kompani amerikane

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të shtunën gjatë një takimi me strukturat e partisë në këtë qytet, se ish partneri i koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka cenuar raportet me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë arsye LDK ishte larguar nga ai koalicion.

    “Zhvillimet në atë qeveri, ranë ndesh me parimet mbi të cilat funksionon Lidhja Demokratike e Kosovës dhe cilat janë ato parime, janë parimet më elementare të ruajtjes së demokracisë, të ruajtjes së ekonomisë së lirë, të ruajtjes së partneritetit me miqtë tanë ndërkombëtarë. Dhe mbi bazën e atyre zhvillimeve ka qenë e paevitueshme ajo që ndodhi”, tha Hoti.

    Kryeministri ka folur edhe për punën 7 mujore të qeverisë, duke thënë se gjatë kësaj kohe, përveç arritjeve në ekonomi dhe menaxhimit me sukses të pandemisë, është promovuar edhe qeverisja civilizuese, qeverisja që nuk është e mbështetur mbi gjuhën e dhunës dhe fyerjeve.

    “Kosova nuk ka qenë asnjëherë në udhëkryq më të madh se që është sot dhe LDK e ka për obligim jo pse është në garë politike por e ka obligim shtetëror të ruaj stabilitetin dhe demokracinë në Kosovë. Ne do tu garantojmë qytetarëve se do të jemi gardian të rendit demokratik në Kosovës, do të jemi gardian të bizneseve , të politikave ekonomike të djathta që qojnë kah Evropa që qojnë kah Amerika e jo që qojnë kah lindja dhe kah izolimi, e jo që qojnë kah dhuna, e jo që qojnë kah presioni shtetëror mbi qytetarët dhe mbi bizneset. Ne nuk guxojmë me lejuar që të krijohet pasiguri juridike në vend”, tha Hoti.

    Ai tha se vendimi më i rëndësishëm që e ka marrë qeveria e tij, ka qenë ai për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane.

    “Këtë vendim e miratuam edhe me ministrin Quni, me qëllim po e them në Prizren, pasi kur kemi dal nga koalicioni me Vetëvendosjen kemi pas mjaft kritika. Kemi dal nga ai koalicion sepse partneri jonë kryesor na qonte vërejtje. Zyrtarët më të lartë të administratës amerikane qonin vërejtje se do t’i tërheqin trupat nga Kosova dhe u mor vendim për ngrirjen e fondeve për plot projekte, përfshirë gazsjellësin që vjen nga Shkupi në Prishtinë . Në këtë qeveri i kemi shkri ato fonde kemi fillu punën në gazsjellës , por mbi të gjitha nuk ka më kërcënime me i tërheq trupat por ka kërkesë amerikane tek ministri Quni që ne të bëhemi pjesë e ushtrisë amerikane që ne të jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse në botë”, tha Hoti.

    Ai ftoi strukturat e degës së LDK-së në Prizren që të mobilizohen si asnjëherë më parë për të arritur fitore në zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 14 shkurt.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Lajme11 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gjesti në BBVA ka thënë se banorët e BBVK janë shumë të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.