×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi për ditën e mërkurë, 6 maj 2020

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Dashi

    Përdorni bujarinë tuaj maksimalisht nesër. Kjo do t’ju hapë dyert dhe do t’i bëjë njerëzit t’ju kujtojnë në një mënyrë shumë të favorshme. Një investim i pamenduar mirë mund t’ju hapë probleme në të ardhmen.

    Demi

    Gjatë kësaj dite do të ndiheni gjithnjë e më i ngadaltë, por për fat të mirë, detyrat që do t’ju duhet të bëni nuk do të kërkojnë shumë energji fizike apo entuziazëm. Merreni ditën me qetësi dhe me kalimin e kohës do të keni energjinë e duhur.

    Binjaket

    Diçka emocionuese po ndodh rreth jush nesër. Përpiquni ta identifikoni atë dhe të kaloni një kohë të bukur. Në punë do t’ju duhet të punoni më shumë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Jeni në garë me veten tuaj, me askënd tjetër.

    Gaforrja

    Nëse e kuptoni se dikush është duke u përpjekur t’ju shkatërroje nervat nesër, bëjini vetes një nder dhe mos reagoni me emocione. Do të jetë përgjigja e duhur ndaj personave që duan t’ju prishin ditën.

    Luani

    Nëse takoni dikë që ju ndryshon mendimin tuaj mbi një temë të caktuar nesër, duhet të jeni mirënjohës, por gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm që të mos i jepni këtij personi shumë besueshmëri në të ardhmen. Ai ose ajo mund të kërkojë t’ju manipulojë.

    Virgjeresha

    Mos besoni gjithçka që dikush mund t’ju thotë nesër. Qëllimi i tij mund të mos jetë ai i duhuri. Sa i përket një raporti dashuror, nesër gjërat mund të mos lëvizin me ritmin që do të dëshironit, megjithatë mos u nxitoni.

    Peshorja

    Marrëdhëniet janë fokusi juaj nesër-edhe pse jo domosdoshmërisht ato romantike. Ka shumë konfuzion në disa prej relatave tuaja dhe mund të keni nevojë të punoni për të shkëputur disa nga këto nyje.

    Akrepi

    Në mënyrë që të jeni i lumtur dhe i shëndetshëm, nevojitet disi më shumë disiplinë dhe rend në jetën tuaj. Lajmi i mirë është se ju e dini se cilat janë zgjedhjet e duhura. Uluni dhe mendoni se çfarë është e mirë për ju.

    Shigjetari

    Produktiviteti nuk do të jetë një problem për ju nesër, kështu që nuk duhet të stresoheni në lidhje me përmbushjen e afateve. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të pasur rezultat në fushat që i keni për zemër.

    Bricjapi

    Marrëdhëniet tuaja janë më solide se kurrë, përkundër faktit se ka pasur pak konflikte në të kaluarën. Ju nuk duhet të mendoni se njerëzit nuk ju pelqejnë vetëm sepse ata argumentojnë me ju.

    Ujori

    Kjo është një ditë e mrekullueshme për të lëvizur përpara idetë tuaja. Përqendrimi i energjisë në ide të avancuara dhe njerëz të sofistikuar do ta kënaqë intelektin tuaj.
    Çdo ditë, po provon tek ju se jeni të aftë për më shumë.

    Peshqit

    Nesër mund të merrni lajme të mira sa i përket punës. Mund të ketë të bëjë me një aplikim të suksesshem ose me rritje në detyrë, Jini entuziast për çdo zhvillim pozitiv që vjen nga ky sektor sepse vjen falë përpjekjeve tuaja të vazhdueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.