×
  • Vip
  • Vip

    Horoskopi: Një ditë përplot me surpriza, cilat janë shenjat me fat për sot

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Parashikimi i horoskopit për ditën e enjte, 9 korrik 2020.

    Dashi

    Nëse duhet të sqaroni diçka me njeriun e zemrës, më mirë shtyjeni për në fundjavë, pasi mund të shkaktoni shumë dëme. Mos mendoni më për të kaluarën, por shikoni përpara. Mundohuni që të konkretizoni diçka më shumë në punë.

    Demi

    Do të ketë rikthim pasioni, i cili gjatë këtyre ditëve ishte zbehur. Në çiftet që kanë shumë kohë që janë bashkë, duhet folur për problemet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Në punë, me gjasë do të bëhet një zgjedhje brenda fundit të muajit.

    Binjakët

    Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar, e cila do të favorizohet nga ndikimi pozitiv i Venusit. Po ashtu do të keni mundësi që të jetoni emocione të reja. Sa i takon punës mund të ketë zhvillime pozitive, yjet do të jenë në anën tuaj.

    Gaforrja

    Kjo ditë parashikohet mjaft pozitive në saj të ndikimit të Diellit, Hënës dhe Mërkurit. Jeni plot energji dhe kjo gjë do ju lejojë që të përballoni një debat të rëndësishëm në punë dhe të sqaroni situata të cilat nuk shkojnë siç duhet në sferën profesionale, transmeton NOA.al

    Luani

    Ka ende disa pasiguri në sferën sentimentale, por gjërat po nisin që të përmirësohen. Do keni mundësi që të jetoni momente pasioni me të lindurit e shenjës së gaforres ose akrepit. Në punë do të ketë mundësi të cilat duhen kapur fluturimthi, pasi mund të ketë ndryshime pozitive.

    Virgjëresha
    Kjo e enjte do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet në dashuri. Prisni edhe pak ditë. Sa i takon vonesave në punë, shumë shpejt do të sistemohen.

    Peshorja

    Mundohuni që të shmangni debatet, polemikat dhe përplasjet, sidomos në dashuri dhe familje, shkruan noa.al. Në punë duhet treguar kujdes, të paktën në orët në vijim.

    Akrepi

    Dashuria paraqitet mjaft mirë, ndaj nëse dikush ju pëlqen, viheni në dijeni. Bëni kujdes nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së ujorit. Sa i takon punës do të ketë shqetësime, të cilat duhen kuptuar me kujdes. Vëmendje duhet treguar edhe me shpenzimet.

    Shigjetari

    Hëna gjatë kësaj dite nuk do të jetë në anën tuaj, sa i takon sferës sentimentale dhe kjo gjë do ju bëj të pavendosur, ndaj mundohuni që të arsyetoni me më shumë qetësi. Në punë, mund të keni shumë projekte, por mundohuni që të çoni përpara vetëm gjërat që kanë vërtetë rëndësi.

    Bricjapi

    Ka një çështje të mbetur pezull sa i takon ndjenjave, e cila duhet të marrë zgjidhje. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë nga e kaluara. Në punë, mund të mendoni se jo të gjithë janë në anën tuaj.

    Ujori

    Dashuria paraqitet mjaft mirë, pasi Venusi dhe Marsi janë në anën tuaj. Dikush i shenjës tuaj, mund të kthehet pranë jush. Në punë, janë mjaft të favorizuara zgjedhjet e rëndësishme, ndaj shfrytëzojeni këtë periudhë, pasi jeni të mbrojtur nga yjet.

    Peshqit

    Në këtë periudhë mund të afroheni me një person që e keni pasur larg. Takimet janë mjaft të favorshme, për ata që janë vetëm. Kush është në kërkim të një pune gjatë kësaj periudhe, duhet të përveshë mëngët, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.

    Nga Rubrika
    Vip05 Janar 2025
    Xuxi dhe Leo ishin dy finalistët e lojës për sfidën e kapitenit. Para se të përfundonte loja, Vëllai i Madh njoftoi banorët...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.