Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka shprehur kundërshtimin për ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.
Krahas kësaj, kanë kërkuar që çështja e Manastirit të Deçanit mos të hapet në dialogun Kosovë-Serbi.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj në një konferencë për medie e cilësoi si të papranueshme arsyetimin e kryeministrit Avdullah Hoti për ndërprerjen e punimeve, derisa i ofroi mbështetje kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj për të rifilluar punimet.
Rruga Deçan-Plavë është ndërprerë vikendin e kaluar pas kundërshtimeve të vet manastirit, por edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.