×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e emrit të lokaleve “Santea” në Prishtinë

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Edhe pas 30 viteve, prapë dalin dhe e shijojnë kafenë, në vendin ku e kishin filluar shoqërinë. Në hapësirën ku nga ta kishte mbetur edhe emri i lagjes së Prishtinës- “Te santea”.

    Janë këta të dy shokët Dukagjin Mulliqi dhe Ylber Morina, të cilët kishin hapur lokalin e parë në këtë lagje.

    Ideja për të hapur një lokal në vitin 1993, ju erdhi krejt papritur e që më vonë u bë ndër më të frekuentuarit në Prishtinë. Ndërsa emri “Sante” lindi nga një aheng ku ishin mbledhur e gjithë shoqëria asokohe.

    “Ky ishte lokali i parë i emëruar me emrin “Sante” nga unë dhe shoku im Ylber Morina. Në si të rinj vendosëm të hapim një kafiq dhe vendosëm për këtë lokal. Në atë kohë sapo ishin ndërtuar këto ndërtesa. Pyetja e të gjithëve ka qenë si ka mbetur emri “sante”. Emri ishte një rastësi. Ne edhe pse e patëm përfunduar lokalin ende nuk kishim vendosur për emër. Në atë kohë ndejat më të mira ishin “Te kurrizi”. Ishim duke qëndruar një shoqëri të mirë duke pirë në kafiq. Na kishte ardhur një shoqe nga Belgjika dhe duke biseduar në atë zhurmën e lokalit, ajo po ma bënë me një gotë “sante”. Unë ju afrova pasi nuk e dëgjoja mirë dhe i thashë çfarë më the. “Sante” mu përgjigj ajo. I thashë Ylberit, e gjeta emrin e lokalit”, tregon për RTV Dukagjinin, Dukagjin Mulliqi.

    Pas pak kohësh, e gjithë lagjja u identifikua me po këtë emër, që e mban edhe sot.

    Për Ylberin, koha kur edhe posedonin këtë lokal, ka qenë ndër më të mirat, madje e paharruar.

    “Kam mendime shumë të mira që më ndjellin nostalgji të madhe. Sidomos periudha e kohës kur e kemi hapur lokalin nga ora 7-11 në mëngjes. Ajo periudhë ishte më e mira pasi në atë kohë vinin klientët që sot i kemi shokë dhe shoqe”, tregon Ylber Morina, përcjell Telegrafi.

    Ndërsa Lavon Bajrami, ishte ndër klientët dhe punëtorët e parë të lokalit. Koha sa ishte pjesë e tij, për të mbetët e artë.

    “Për mua Sante është kujtesë shumë e mirë. Është ndër gjërat më të mira që më kanë ndodhur në jetë. Kur kam filluar të punojë kam qenë më i riu. Kam qenë në moshën kur më është dashur një eksperiencë e tillë. Kam njohur shumë njerëz që në të ardhmen më kanë kryer shumë punë e ju kam kryer shumë punë”, tregon Lavon Bajrami.

    Edhe pse në mes të zhurmës, ideja për një makiato të vogël a të madhe, për një espreso të gjatë a të shkurtë, përherë është joshëse. Ndërsa, edhe sot lagjja e Santesë, mbetët ndër më të frekuentuarat në Prishtinë. /RTV Dukagjini

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.