Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar trajtimin e problemit të furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Para fillimit të seancës, partia në pushtët “Vetëvendosja” ka njoftuar se nuk do të jetë prezentë në asnjë seancë të thirrur nga opozita.
E lidhur me këtë, ka reaguar për “Front Online” anëtari i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.
Berisha thotë se “Vetëvendosja” e ka të vështirë me u përball me opozitën.
Deputeti Berisha tha se kryeministri Kurti erdhi në pushtet me premtime për ushtarët e FSK, por i dështuan fjalët.
“Vetëvendosja është bërë letër lexuese për të gjitha mashtrimet e spekulimet që bënë. Përballja e opozitës është e vështirë. Gjithçka ka qenë veç premtim i rrejshëm. Kurti në pushtet ka ardh me premtimin për ushtarët e FSK me shërbimin e detyrueshëm dhe dështoi”, thotë Berisha.
Tutje, ai tha se është e turpshme se me çfarë problemi po përballën pjesëtaret e FSK-së.
“Asnjë premtim se ka mbajtur, ushtarët kanë problem me ushqim me çështjen kryesore kjo është e turpshme”, ka deklaruar Berisha për “Front Online”.
Bekë Berisha: Lëvizja “Vetëvendosje” s’ka fytyrë me u përballë me opozitën