×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hiqet monopoli në tregun e arkave fiskale

    FrontOnline
    01 Nëntor 2021

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi në uebfaqen e saj, u ka bërë thirrje kompanive në Kosovë që të aplikojnë për autorizim si operatorë ekonomik me të drejtë shitjeje, instalimi dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale të çfarëdo lloji.

    Për të përfituar statusin e Operatorëve të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF), kompanitë mund të aplikojnë në çdo kohë vetëm sipas kritereve të publikuara nga ATK-ja, si dhe mund të aplikojnë për autorizim të një apo më shumë modeleve specifike të këtyre pajisjeve elektronike, si arkë fiskale, printerë fiskal apo edhe sistem fiskal të derivateve.

    “Kushtet që duhet plotësuar dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së, shkarko Kushte Administrative. Aplikimin mund ta bëni edhe përmes sistemit të ATK, mirëpo kërkesa së bashku me dokumentet tjera origjinale duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Arkivit në ATK. Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Në anën tjetër, tregu i arkave fiskale në Kosovë deri më tani praktikisht është dominuar nga një kompani e vetme.

    Bizneset në Kosovë tani për tani printerin fiskal mund ta blejnë vetëm tek një kompani prej katër sa janë të licencuara për shitjen e arkave fiskale nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

    Këtë eksluzivitet e ka vetëm kompania “Enternet”, e cila përveç kësaj ka pronarin e njëjtë me kompaninë tjetër të arkave fiskale – “Gekos”.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Maj 2024
    Mustafë Kadrijaj, ekonomist, për ngritjen e çmimeve në produktet bujqësore fajin e ka hedhur tek pushteti aktual. Kadrijaj duke folur për Front...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Kjo është bërë e ditur...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    E ka kaluar shifrën 35 mijë numri i atyre që u vranë në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori si pasojë...
    Sport12 Maj 2024
    Real Madridi thuhet se ka një plan afatgjatë në mendje për të nënshkruar me Florian Wirtz të Bayer Leverkusenit. Wirtzi ka pasur...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë. “Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me...
    Kronika12 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.M, i dyshuar për...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Kjo është bërë e ditur...
    Lajme12 Maj 2024
    Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.