×
  • Auto
  • Auto

    Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Kompania MG në panairin e vetura në Pekin këtë javë do të prezantojë konceptin EXE181, që paralajmëron hiperveturën elektrike me një ulëse.

    Pozita e shoferit është shumë e ulët, kurse koncepti duket si një veturë Vision Gran Turismo.

    MG EXE181 i ri është modern ekuivalent me konceptin me të njëjtin emër të prodhuar në vitin 1959, e fjala është për veturën me “pamje jashtëtokësore”.

    Nga brendi britanik pretendojnë jo vetëm që është vetura më aerodinamike në botë, por edhe më e shpejta. Për shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë i nevojiten 1,9 sekonda.

    MG nuk ka zbuluar shpejtësinë maksimale të konceptit EXE181, por modeli origjinal nga të 50-at ka arritur të lëvizë me 410 kilometra në orë. E prapa timonit ishte shoferi Phill Hill.

    Kjo veturë ka një ekran gjigant dhe katër motorë elektrikë, edhe pse nuk ka informacione nga MG-ja pritet vetura të bëjë tërheqje me të katër rrotat dhe të ketë mbi 1 mijë kuaj-fuqi.

    Gjasat për prodhim serik janë të vogla, por koncepti me gjasë do të mbetet unik. /Telegrafi/

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Auto02 Maj 2024
    Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret. Kondicionerët në...
    Auto02 Maj 2024
    Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe...
    Auto01 Maj 2024
    Legjenda e garave të Rebord, TWR ka zbuluar sot veturën e saj të shekullit të 21-të, dhe me siguri do të tërheqë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.