-->
×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Hidrocentralet në Bistricë, të ndërtuara në afërsi të lumit dhe pa leje mjedisore

    FrontOnline
    22 Korrik 2021

    Leja ndërtimore për  hidrocentralin “Albaniku 2” është lëshuar në pronë ujore, në afërsi të drejtpërdrejt të lumit, në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës (Neni 48) që përcakton distancën prej minimum 30 metra për ndërtimin e objekteve nga vija e plotave (ujërave 100-vjeçare).

    Kështu thuhet në raportin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimin e tyre në ujëra dhe mjedis, të cilin e ka siguruar portali “Front Online”.

    Sipas këtij raporti, në pjesën ku flitet për hidrocentralet në Lumin Bistricë, leja mjedisore nuk është lëshuar ende, përkundër kësaj hidrocentrali është në funksion në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

    Në anën tjetër, kostoja e investimeve të këtyre hidrocentraleve nga investitori “Hydro Line sh.p.k” arrinë shumën prej rreth 12.5 milionë euro, bazuar në këtë raport.

    Përndryshe, portali Front Online nga java e kaluar ka filluar botimin e raportit të hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Mjedisit.

    Ekskluzive/ Zbulohen dallavere të mëdha me hidrocentrale në Kosovë (Dokument)

    Skandaloze/Hidrocentrali “Brezovica” operon pa leje mjedisore (Dokument)

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin. Krasniqi tha se edhe...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin ka rikonfimuar “miqësinë” e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para bisedimeve të së...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një aktgjykimit të publikuar sot, ka vendosur që paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit të Shërbimit...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga ZRrE, KESCO ju informon se procesi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.