×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hetimi i AKK-së për rritjen e çmimit të vajit: Nuk ka marrëveshje në mes tregtarëve

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se ka kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.

    Nga monitorimi tregut AKK-ja ka konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti.

    Për këtë arsye, AKK thotë se menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit. Bazuar në këtë ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë.

    “Sidoqoftë, nga monitorimi që kemi kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kemi ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë. Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, thuhet në një komunikatë për media të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

    AKK-ja kujton se çmimet e vajit të lulediellit në tregun botëror do të ndryshojnë ekskluzivisht në varësi të furnizimit dhe kërkesës.

    “Në vitin 2020, shumë prodhues të mëdhenj botërorë, si Ukraina, Rusia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, kishin një rendiment më të dobët të lulediellit, gjë që ndikoi në mënyrë të pashmangshme në këtë trend të çmimeve në bursat botërore. Duhet thënë poashtu se një rol në ngritjen e çmimit ka pasur edhe ndryshimi në politikat e disa vendeve që janë eksportues të mëdhenj, si fiksimi i politikave të importit dhe vendosja e taksave mbi vajin ushqimor”.

    Sa për të pasur një pasqyrë edhe më të sakë të këtij efekti, AKK-ja thekson se ka analizuar edhe çmimet e këtij produkti në tregjet e vendeve të rajonit. Për shembull, hulumtimi i tregut shqiptar jep rezultatet e një shtrenjtimi të vajit ushqimor gjatë vitit 2021. Çmimet e vajit për gatim panë një shtrenjtim të shpejtë në fillim të këtij viti, teksa shitësit me pakicë paralajmërojnë rritje të mëtejshme gjatë vitit 2021. Situatë e ngjashme është edhe në Serbi, që është eksportuesi më i madh i vajit në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.