Në një shkollë fillore të Prishtinës janë helmuar pesë nxënës. Dyshohet se helmimi ka ardhë nga ushqimi që e kanë ngrënë.
Nxënësit për momentin janë duke u trajtuar në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i QKUK- së, Shpend Fazliu ku thotë se të gjithë nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë.