×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri viziton QKMF-në, konfirmon mbështetjen për përballimin e pandemisë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’i uruar detyrën e re drejtoreshës, Arbenita Hajdari, dhe mbarë stafit në menaxhimin e vazhdueshëm të të gjitha QMF-ve në përballje me pandeminë dhe me të gjitha shërbimet që ofron shëndetësia primare për qytetarët.

    “Besoj shumë në profesionalizmin e drejtoreshës dhe të stafit të QKMF-së në përgjithësi, por e nevojshme është mbështetja e disa projekteve që do ta bënte edhe më të lehtë punën gjatë të ardhmes. Shumë shpejtë do të fillojë bartja e stafit në Spitalin e ri, një objekt modern që po shkon drejt finalizimit, ku do të pajisen edhe me mjete moderne të punës, në mënyrë që angazhimet të jenë në funksion të punës dhe rritjes së efikasitetit ndaj pacientëve. Në këtë fazë ka shumë detyra dhe obiligime që duhet të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse është fillimi i vitit shkollor, janë vaksinimet, përballja me pandeminë dhe detyra të tjera që lidhen direkt me këtë Qendër”, ka thënë kryetari Haziri.

    Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF-së, e ka falënderuar kryetarin për vizitën dhe lajmet e mira që ka sjellë në qendër, e që sipas saj, janë një lehtësi e madhe në punën dhe angazhimin e nivelit primar të shëndetësisë.

    “Mbështetja dhe bashkëpunimi i ofruar nga kryetari Haziri janë një nxitje edhe më e madhe për të gjithë ne, që të punojmë edhe më shumë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi dhe pacientëve edhe përkundër që jemi në një kohë të vështirë të përballjes me pandeminë globale”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka potencuar se janë të fokusuar që së bashku ta menaxhojnë realizimin e programit në shëndetësinë primare, të fokusuar në kushte më të mira për stafin dhe kujdesin më të mirë për pacientët, sepse siç ka thënë ai, kjo është dera e parë ku qytetari kërkon ndihmën e mjekut.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Lidhur me...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të Qeverisë Kurti,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kombet e Bashkuara – Organizatë Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që...
    Të tjera
    Sport23 Tetor 2024
    Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri (GJKKO) ka shpallur vendimin për Ilir Metën,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi. Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit. Ajo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn...
    Vip23 Tetor 2024
    Ish-reperi Fero sonte hyri në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Nuk deshi shumë kohë që të pasojë një reagim nga ish-partnerja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.