
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së pas tubimit të kësaj partie në Prizren ka thënë se LDK-ja do korrë fitore të madhe në këto zgjedhje.
“Prizreni edhe sot po e përkrah LDK’në dhe Vjosën. Kemi me fitu përnime, kemi me fitu shumë, kemi me fitu rrast”
Vjosën do ta mbështesim edhe në programin e saj qeverisës dhe do të bëjmë shtet pernime ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Prizreni edhe sot po e përkrah LDK’në dhe Vjosën. Kemi me fitu përnime, kemi me fitu shumë, kemi me fitu rrast. Përveç në fushatë, Vjosën kemi me e mbështetë edhe më 7 tetor bashkë me ekipin qeverisës, të cilët do ta kthejnë besimin dhe shpresën në Republikë. Kemi nevojë për shtet përnime, për dije dhe Kushtetutë. Faleminderit Prizren./Front Online/