-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive, rrezikon që Kosova të shkojë drejt ndarjes së brendshme

    FrontOnline
    28 Prill 2023

    Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht sot ka pranuar që në takimin e 2 majit temë e takimit do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruskel, ku përpos kësaj pikë e parë do të jetë edhe miratimi i Deklaratës për të pagjeturit, shkruan Front Online.

    Për takimin e 2 majit dhe për draft-statutin e Asociacionit, për Front Online ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

    Ai, ka thënë se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe ky tejkalim i vijave të kuqë sipas Hazirit rrezikon ndarjen e brendshme të Kosovës

    “Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe fatkeqësisht ka shkuar përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe ky tejkalim i vijave të kuqe rrezikon që Kosova me shku drejt një ndarje të brendshme definitivisht me çka marrëveshja e Ohrit në provizione të caktuara lë me nënkuptuar që është përtej marrëveshjes së vitit 2013. Kurti ka pranuar që Asociacioni me pas kompetenca ekzekutive dhe kjo është vetëm blerje kohe nga ana e tij dhe tu pretendu me i shit popullit të Kosovës mjegull”, është shprehur Haziri, për Front Online.

     

    Lutfi Haziri: Qeveria nuk është marrë me grupin punues për Asociacionin

    Kurse, gjatë ditës së djeshme ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se e ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Mirëpo nga të njëjtit nuk ka marrë përgjigje, deri sa ka shtuar se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar.

    Për, këtë Haziri ka pasur një përgjigje.

    “Duhet ta shohim se çka ka punuar grupi punues të cilin kjo Qeveri ka dështuar me e grumbullua dhe me pa se çka ka punuar dhe se cilat janë kriteret pse ky ekip është angazhuar, përbërja nuk është me rëndësi, por Qeveria është dashtë me ndryshu, me plotësu dhe me riorganizu sepse kemi të bëjmë me rrethana të reja, me kohë dhe me mundësi që kjo Qeveri ka pas në dorë. E, ka lëshua këtë rast duke u munduar me kamuflu marrëveshjen e Ohrit si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015 që gjysma e Qeverisë thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër ka dhe krejt kjo është bërë për problemet e brendshme të Kosovës”, ka shtuar nënkryetari Haziri.

    Me çështjen e ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit është marrë sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Ai, ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit s’është në interes të Kosovës.

     

    Haziri: Përbërja e grupit punues është ditur që nga 2017-ta, ky është dështim i Qeverisë

    Duke, komentuar deklaratën e Konjufcës, Haziri ka pohuar se mosmarrja me grupin punues është dështim i Qeverisë dhe se këtë Konjufca është dashtë t’ia thotë kryeministrit Kurti.

    “Është dashtë kryeparlamentari me ia adresua Qeverisë, kryeministrit dhe zëvendësit të tij këtë dështim sepse mos marrja me grupin punues është dështim i Qeverisë, e aq ma keq kur ky kabinet thotë se nuk e dinë përbërjen, nuk është e vërtetë përbërja është ditë që nga vitit 2017 repsektivisht 2020 dhe është dashtë me ndërmarrë veprime për ndryshimin e ekipit të cilin ka pas mundësi me realizua”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

    Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2025
    Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shpalosi ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë...
    Lajme15 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se ajo kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares...
    Lajme15 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me mospranimin...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2025
    Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që të dekriminalizohet marihuana, duke thënë se në shumë vende të botës nuk konsiderohet...
    Lajme15 Prill 2025
    Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij...
    Lajme15 Prill 2025
    Policia e Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor...
    Lajme15 Prill 2025
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me...
    Vip15 Prill 2025
    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas incidentit të së shtunës,...
    Bota/Rajoni15 Prill 2025
    Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se pranimi eventual i Ukrainës në BE, për të cilin insistojnë Brukseli dhe partia opozitare Tisa,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.