Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se partia e tij do të marrë në zgjedhjet e jashtëzakonshme 65 deputetë.
Numri dy i Lidhjes e quajti propagandë këtë deklaratë të rivalit të tyre politik.
Sipas tij, proporcionali zgjedhor, nuk lejon diçka të tillë.
“Është propagandë e të majëve. Sistemi proporcionale zgjedhor nuk lejon që njëra parti të ketë shumë deputetë e vota. Kështu është goditur LDK-ja në vitet e para të pasluftës”, theksoi ai në Debat Plus.