×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri e Dumoshi: S’Duhani, thirrje për të gjithë që ta ruajmë shëndetin

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në shtëpinë e rinisë në Gjilan, sot kanë promovuar projektin “S’Duhani” të qendrës studentore “Kadri Zeka”, që i dedikohet të rinjëve në formën e vetëdijësimit kundër përdorimit të duhanit dhe ruajtjes së shëndetit.

    Siç njofton kumtesa, Haziri, ka falënderuar ministren Dumoshi për mbështetjen dhe vëmendjen që ka ndaj kulturës, sportit dhe veçanërisht rinisë së Gjilanit dhe Kosovës, e cila është e dëshmuar në gjallërinë dhe kontributin e madh që e jep në shoqëri.

    “Sot jemi mysafir të qendrës studentore “Kadri Zeka”, e cila në një konkurrencë shumë të madhe ka arritur që të jetë përfituese me projektin “S’Duhani”. Mos e pini duhanin sepse ka efekte të rrezikshme, pastaj pasoja të pashërueshme dhe njëkohësisht një imazh jo të mirë në shoqëri. Nga Gjilani kemi edhe katër fitues të tjerë në MKRS të programeve të OJQ-ve dhe në kuadër të kësaj Komuna e Gjilanit ka bashkangjitur edhe fondin e vet prej 100 mijë euro, me qëllim të mbështetjes së projekteve që u dedikohen rinisë përmes OJQ-ve dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë kryetari në fjalën e tij.

    Ai ka falënderuar ministren edhe për mbështetjen që e ka konfirmuar për manifestimin “Flaka e Janarit” tashmë e radhitur si pjesë e trashëgimisë shpirtërore, sikur që edhe konfirmime faktike të mbështetjes së drejtuar në dikaster të ndryshëm të kulturës, rinisë dhe sportit.

    Ndërsa, në fjalën e saj, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka theksuar se MKRS është e përkushtuar që me mbështetje përmes granteve, subvencioneve dhe projekteve të ndryshme të arrij zhvillimin e qëndrueshëm të të rinjve në ndërmarrësi, në shoqëri, në arsimim dhe në të gjitha fushat e tjera.

    “Vetëm në këtë periudhë kohore të ndërmarrësisë kemi ndarë mbi 820 mijë euro për rininë, OJQ-të dhe aktivitetet rinore. Projekti “S’Duhani”, është me fokus të vetëdijesimit të të rinjve për të mos qenë nesër përdorues të duhanit, sepse efektet e konsumit të tij dihen tashmë edhe shkencërisht që janë shumë të rrezikshme. Mbështetje edhe më e madhe është dhënë edhe në fushën e kulturës dhe gjithashtu për sportin, ku jemi duke punuar në disa projekte milionëshe në infrastrukturë sportive në Gjilan. Thirrja publike e Gjilanit me 100 mijë euro të dedikuara në rini janë impresionuese sepse tregon përkushtimin e madh për rininë”, ka thënë ministrja Dumoshi.

    Për ndryshe, projekti “SD’Duhani”, që është elaboruar nga Elitë Bardhi, parasheh vetëdijesimin e hershëm të rinisë, duke ofruar këshillat që nga moshat e reja të nxënësve e deri të studentët. Projekti është në tri pjesë të veprimit, përmes këshillave juridike, pedagogjike dhe psikologjike. Të gjithë të interesuarit pas këtij aktiviteti mund aplikojnë në ueb fazën e qendrës studentore “Kadri Zeka” dhe përzgjedhja bëhet në bazë të kritereve të parapara, për të vazhduar më pas me punëtoritë, në bazë të planit të punës.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim mobilizues me Shtabin e Prishtinës, teks tha se po vazhdojnë përgatitjet e...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër “Kroit të Mbretit”. Lexuesit e portalit Front Online kanë dërguar foto nga...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me pretendimet për shkeljen e...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, duke reaguar lidhur me reduktimet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilët...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, është deklaruar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në të ardhmen mund të ketë prapë sulme...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u...
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.