×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Tre prokurorë për hetimin e krimeve të luftës janë pak

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka vetëm tre prokurorë të cilët ndër të tjera merren edhe me krimet e luftës.

    Ajo në DESKU-n e Kohës ka thënë se ky numër është i pamjaftueshëm, marrë parasysh natyrën e punës që ata kanë.

    “Ne kemi thënë se duhet të fuqizohen institucionet tona të drejtësisë. Në Prokurorinë Speciale ne kemi vetëm tre prokurorë që merren me krime të luftës, terrorizëm, krime apo shpëlarje të parave. Duke pasur parasysh natyrën e rasteve të krimeve të luftës, tre prokurorë special është e pamjaftueshme të merren me raste të krimeve të luftës.

    Haxhiu ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje shumë herët e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, pasi thotë se e njëjta është etnike dhe e njëanshme.

    Ajo tutje ka shtuar se kjo gjykatë do të do të gjykojë strukturën organizative të UCK-së, që sipas saj, po e deformon të vërteten historike.

    “Sipas kësaj aktakuze Kosova po del xhelati e Serbia viktima. Nëse e keni parë aktakuzën nuk ka të bëjë mbi gjetje faktike por spekulime të Speciales”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka thënë se Qeveria Hoti do të duhej të largohej nga pushteti, pasi sipas saj, nuk mund të thuhet se kjo është çështje drejtësie e të presim çfarë po bën Gjykata speciale.

    Haxhiu ka thënë se VV-ja ka pasur qëllime e plan edhe në kohën kur është kundërshtuar Gjykata Speciale.

    Ajo ka thënë se Qeveria duet të largohet, sepse sipas saj, nuk mund të vazhdohet me një qeveri që s’i ka numrat e as mbështetjen e popullit.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Me rastin e vdekjes së ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Musliut dhe Naim Qorrollit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar një operacion në zonën e komunës së Novobërdës. Se për çfarë...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës po e akuzon Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin...
    Të tjera
    Lajme10 Nëntor 2024
    Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovës. Kurora në...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline thotë se premtimet e opozitës për ngritje të pagave dhe anëtarësimin në NATO, janë premtime që...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Drejtorja e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se ka pranuar nominimin për të qenë kandidate për deputete e...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline, thotë se para se të jepen premtime parazgjedhore, Qeveria do të duhej të i përmbushte...
    Vip10 Nëntor 2024
    Taylor Swift ka vendosur një rekord të ri. Përpara shpalljes së nominimeve për çmimet “Grammy 2025”, Akademia konfirmoi në një deklaratë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.