×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: ‘Strategjia Tranzicionale’ themel për një të ardhme të drejtë

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Ministria e Drejtësisë po mbanë tryezën me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, e cila po drejtohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Haxhiu ka thënë se me miratimin e kësaj strategjie Kosovës i është krijuar një kornizë jashtëzakonisht të rëndësishme për trajtimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës.

    Sipas saj përmes kësaj strategjie ndertohen  themelet për një të ardhme të drejtë, solidare dhe të barabartë.

    Ajo shtoi se Kosova ndodhet në një momentum kyç të cilin duhet adresuar sfidat dhe mundësit e procesit të drejtësisë tranzicionale, dhe se rrjedhimisht kjo strategji përfaqëson një moment të rëndësishëm shoqëror dhe posaçërisht institucional në përpjekjet kolektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të promovuar dialogun shoqëror dhe për të forcuar paqen e qëndrueshme.

    “Strategjia Tranzicionale përshkruan synime ambicioze nga adresimi i mizorive të së kaluarës dhe sigurimi i llogaridhënës tek mbështetja e viktimave dhe forcimi i institucioneve demokratike”, ka thënë Haxhiu.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Bekë Berisha nga AAK thotë se nëse duhen votat e partisë që i takon për shpërbërjen e Kuvendit, atëherë ato do t’i...
    Lajme05 Korrik 2024
    Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po avancojnë, duke e quajtur një ndër projektet...
    Të tjera
    Sport05 Korrik 2024
    Portieri Michele Di Gregorio ka kaluar te Juventusi nga Monza, pasi i kreu me sukses testet mjekësore sot gjatë ditës. Portieri italian...
    Lajme05 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, tha sot, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, se...
    Sport05 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.