Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulemna Haxhiu, derisa po fliste për ndryshimet Kushtetuese për tu formuar Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, foli edhe për presionin e ndërkombëtarëve për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruajtur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2015-të, raporton Portali FrontOnline.
Ajo tha se BE-ja dhe SHBA-të për ndryshimet të tilla apo arritje të marrëveshjes bëjnë presion vetëm të pelikanët që nuk kanë kurriz, e këtë sipas sajë më së miri e ka dëshmuar kryeministrit Hoti, duke i ndryshuar deklaratat e tij dhe duke pranuar çfarëdo kërkese që ka Serbia.
“Tendenca për mos me lidhë marrëveshjen e 2015 me atë të 2013v është e papranueshme sepse 1015 është derivat i asaj që ka ndodhur me2013-të me anë të kësaj marrëveshje është ngritur një strukturë institucionale mbi baza etnike, pastaj çështja më problematike ka qenë shpërndarja etja e atij asociacioni, pastaj kompetencat në arsim, ekonomi, polic, etj. Be-ja nuk bënë presion për tu bërë një gjë e tillë, BE-ja dhe SHBA-të bëjnë presione të politikanë që nuk kanë kurriz, politikanëve që i thonë po çfarëdo kërkesë që iu bënë Serbia, Hoti e ka dëshmuar këtë se çfarëdo kërkese që e ka Serbia ka me iu thanë po pa hezitim sepse për të më e rëndësishme është pushteti” tha Haxhiu.