×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për vrasjen e 21 vjeçares: Sistemi gjyqësor dhe prokurorial me vendime të na dëshmojnë se anën e kujt e mbajnë

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar perseri pas vrasjes së Erona Coklit, 21-vjeçares, nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj dje, në Qendrën për Punë Sociale.

    Ajo me anë të reagimit ka thënë se vonesa minimale për drejtësi është “kompromis për kiminelët”. Shefja e dikasterit të Drejtësisë këto deklarata i ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’.

    “Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e grave. Asnjë rrethanë lehtësuese. Tentimet për të folur mbi motivet a shkaqet e akteve të tilla janë tendencë për relativizimin dhe justifikimin e krimit. Vrasja është krim, vrasësi është kriminel. Vrasja e grave është puro femicid dhe duhet drejtësi një hap e më parë”, ka shkruar Haxhiu.

    “Secila vonesë minimale për drejtësi tregon për shtegdalje për një kompromis me kriminelët. Pra, tashmë kur gruaja është vrarë dhe nuk e kthen asnjë dënim çfarëdoqoftë ai, çdo vonesë eventuale është tashm krim në vetvete”.

    “Sistemi gjyqësor dhe prokurorial me vendimet e tyre duhet të na dëshmojnë se anën e kujt e mbajnë. Është momenti i fundit që drejtësia të veprojë, nuk kemi jetë grash për të humbur. Njerëzimi ka shpikur gjyqësorin pikërisht që të dobëtit të kenë mundësi që të ketë drejtësi edhe për ta. Drejtësia nuk ka lindur vetvetiu, por pikërisht përkundër përvojës së njerëzimit me padrejtësinë”, thuhet ndër të tjera në postimin e saj.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2024
    Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë nga mbesa e tij, Toska bashkë me vajzën e tij,...
    Lajme25 Maj 2024
    Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster...
    Lajme25 Maj 2024
    Rastet e vrasjeve në tentativë, plagosjeve e përleshjeve mes qytetarëve po ndodhin në masë të madhe kohëve të fundit. Raste të tilla...
    Të tjera
    Sport25 Maj 2024
    Trajneri spanjoll, Xavi ka hapur zemrën për të treguar ndjenjat e tij pasi u shkarkua si trajner i Barcelonës para ndeshjes së...
    Ekonomi25 Maj 2024
    Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe...
    Lajme25 Maj 2024
    Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila...
    Lajme25 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka deklaruar se Promovimi i produkteve vendore ashte veprim patriotik. Gjatë së shtunës,...
    Lajme25 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka ndarë 110 mijë euro për Elzën Ujkani, motrën e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani e cila u...
    Lajme25 Maj 2024
    Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Megjithatë situata në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.