×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për mocionin e mosbesimit: Nuk ka nënshkrime të PDK-së, në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e Qeverisë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk po i jep nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, pasi që kjo parti dëshiron të jetë pjesë e saj.

    Haxhiu ka pohuar se, sjellja dhe arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë absurde.

    “Por vetëm deri në momentin kur e kupton se ky subjekt në fakt nuk është subjekt opozitar. Prandaj nuk sillet si një i tillë. Tjetër shpjegim nuk ka. Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Që atëherë ka arsye, ka nismë, ka thirrje, ka adresë për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë”, ka thënë Haxhiu në reagimin e bërë në Facebook.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi është duke përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të reja parlamentare, sipas LVV-së, vendit i duhet një qeveri legjitime për të dalë nga kriza që sipas tyre është e shumëfishtë.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Më 7 tetor, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me iniciativë të AAK-së. Në rend dite...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Kërkesën e tij do ta shqyrtojë...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar,...
    Opinione14 Tetor 2024
    Shkruan: Alon Ben-Meir Një vit nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe hakmarrja e Izraelit ka treguar edhe një herë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar sot në Berlin. Kurti do të përfaqësojë Kosovën në kuadër të Samiti të Berlinit,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti dje është takuar me mërgimtarë edhe në Berlin. Paraprakisht ai mbajti tubime në Koln, Shtutgart dhe Mynih. Ai ishte i...
    Sport14 Tetor 2024
    10 ndeshje të rrethit të katërt do të jenë në programin e Ligës së Kombeve. Gjermania – Holanda dhe Franca – Belgjika,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.