×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu e quan karantinën në konvikte “aushfic”, reagojnë deputetët e VV-së

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Në Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, është duke u intervistuar Valdet Hashani, ish-menaxher i Qendrës së Karantinës. Ai gjatë intervistimit ka thënë se asnjë qytetar i pranuar në qendrën karantinë nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore.

    Deputetët patën pyetje edhe për vdekjen e të riut, Agron Musliu.

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalija u interesua të di më shumë rreth këtij rasti.

    Hashani me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.

    Ai po ashtu tha se as familjarët nuk kanë dorëzuar ndonjë dëshmi që ka dëshmuar gjendjen shëndetësore të Agon Musliut.

    Derisa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i parashtronte pyetje menaxherit të qendrës karantinë e ka quajtur si “Aushfic” e në këtë moment ka reaguar kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se këto krahasime nuk mund të bëhen.

    “Krahasimi me qendrën karantinë me ngjarjen më tragjike si ajo aushfic është totalisht e papranueshme”, tha ajo.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe deputetja nga radhët e LVV-së, Fatmire Kollçaku e cila tha se nëse përsëritet edhe njëherë kjo deklarata duhet të ndërpritet mbledhja.

    Ndërsa, deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar kryesuesen e komisionit, Mimoza Kusari Lila se qëllimisht po e ndërprerënë fjalën e tij.

    Ai madje nuk u tërhoq nga ky vlerësim për qendrën karantinë pasi siç tha pa bazë ligjore që është krijuar qendra e karantinës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.