×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli për herë të parë e përmend haptas partinë e re me Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka deklaruar sot se bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin mund të krijojnë një parti të re, pas pakënaqësive brenda Lidhjes Demokratike.

    Ai ka thënë se ky opsion nuk mund të përjashtohet.

    “Të gjitha mundësitë janë të hapura dhe me kohë opinoni do të njoftohet. Nuk hiqet mundësia që të krijohet një organizim i ri”, ka thënë Avdyli.

    Megjithatë, kjo sipas tij mund të ndodhë vetëm në rrethana të caktuara.

    “Nëse edhe PDK hyn në Qeveri, do të jetë momenti kur nuk ke më çka lufton për parime, sepse shkelet çdo parim”, ka deklaruar Avdyli.

    Avdyli jep detaje për krijimin e partisë së re, bashkë me Vjosa Osmanin dhe të tjerët.

    “Nëse koalicioni me PDK-në bëhet përkundër vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, atëherë të gjitha mundësitë janë të hapura”, ka thënë ai në Kanal 10.

    Ai madje njofton se tashmë janë diskutuar edhe hapat për krijimin e partisë së re, por siç thotë ai, e gjitha kjo varet nga LDK-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ishte pjesëmarrës në organizimin e Forumit Rinor në Gjilan. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Sot rreth orës 18:00 kemi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Rastin për Front Online e...
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar sot një trajnim të përbashkët evakuimi...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Peci tha se dhuna nuk është...
    Vip26 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri është gati për ditën e saj më të veçantë, teksa sot do të kurorëzohet në martesë me Kreshnik Gjergjin....
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë kryer një ushtrim për të parandaluar aktivitetin e mundshëm të paligjshëm pranë Vijën Kufitare Administrative. KFOR...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa...
    Lajme26 Tetor 2024
    Rritja ekonomike e paraparë prej katër për qind është e pamjaftueshme, prandaj duhet të jetë dyshifrore për t’i përballuar sfidat me të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.