×
  • Opinione
  • Opinione

    Hasani shkruan për Kadarenë: Letra e tij për delegacionin e Kosovës në Rambuje mi nxorri lotët

    Enver Hasani
    04 Korrik 2024

    Profesori Enver Hasani ka publikuar një shkrim për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën dhe u varros sot në Tiranë. Hasani ka rrëfyer për një shkrim në gazetën beogradase “politika” të cilin e kishte lexuar teksa ishte student në vitin 1981 – në të cilin shkrimtari sulmohej për shkak të mbështetejes që i kishte dhënë protestës të studentëve atë kohë.

    Po ashtu, duke treguar për librat e Kadaresë, Hasani ka shpalosur edhe një takim që e kishte pasur në Durrës me shkrimtarin vitin e kaluar dhe momentet kur në Rambuje ishte lexuar letra e Kadaresë që ia kishte dërguar delegacionit të Kosovës.

    Shkrimi i plotë:

    Për Kadarenë, pak më ndryshe !

    Tek zia ka mbuluar botën shqiptare dhe jo vetëm, duke ndjekur përmes ekranit homazhet për Kadarenë tonë, vendosa krejt shkurt t’i shkruaj ca rreshta për te, jo për veprën e tij për të cilën më mungon kompetenca. Kam pas fatin e keq ta njoh personalisht shumë vonë, vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, në Durrës te restoranti “Kodra Kuajve”, ku darkonte me gruan Helenen dhe vajzën Gresa. Fare rastësisht, ai kishte qenë aty pas një koncerti që kishte organizuar Bashkia Durrës për nder të veprës së tij, kurse unë me pushime krejt të zakonshme. Sapo iu prezantova, me buzëqeshjen e tij të zakonshme dhe me qetësi, më pyeti për Kosovën dhe shpalosi kujtimet e tij të fundviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, në mënyrë specifike më foli për shkrimtarin Azem Shkreli, me të cilin kishin pasur marrëdhënie specifike. Kaq!

    Pastaj vazhduam darkën ndaras, e lash të qetë dhe vazhdova darkën me familjen time. Evokova kujtimet e mia si brucosh, fiks më 10 qershor 1981, ditën kur dhashë provimin e parë “E drejta romake” te profesori i ndjerë, Bardhyl Çaushi. Tek prisja për të hyrë në provim – sipas standardit të kohës, provimi ka qenë me gojë dhe është dashur të prisje tërë ditën për të hyrë në provim, që mbahej pa ndërprerë përgjatë ditëve të tëra – gazeta “Politika” e Beogradit kishte një kolumne speciale kundër Ismail Kadaresë. E lexoja me kujdes, tri herë. Akuzat kryesisht kishin të bënin me mbështetjen që Kadare i kishte dhënë demonstratave të studentëve dhe ndikimin e fjalës së tij në elitën intelektuale të kohës, mbështetje që ai më vonë do ta shkrij nëpër romanet e tij, duke i bërë personazhe të romaneve profesorët e profesoreshat e fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Prishtinës që përndiqeshin në atë kohë. Sa krenar ndiheshim ne, të rinj, që dikush si Kadare, nga i cili atë kohë kishim lexuar kryesisht “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Sa më shumë sulmohej nga politika e Beogradit, Kadare bëhej edhe më i dashur për ne, merrte përmasa mitologjike. Interpretimi ynë më pastaj, i veprës së tij, krejt laik, shihet në te njëjtësimin e antikitetit grek me tonin dhe, për rrjedhojë, abstrahonte shekujt e tërë të dyndjeve barbare në Gadishullin Ilirik dhe dhunën po aq barbare që po ushtronin ndaj nesh pasardhësit e barbarëve të tillë. Superioriteti që ndienim pas çdo leximi të veprave të tij, vërtetë në dukje jepte shije raciste, por në fakt ishte fodullëk i një populli të shtypur që krijohet me automatizëm në ndërgjegjen individuale dhe kolektive të popullit të të shtypurve. Këto ndjenja më kanë ndjekur tërë kohën, prej se kam lexuar faqet e para të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe të fundit “Kur sunduesit grinden”; kanë qenë këto ndjenja që kanë nxjerr lotët e mi në Rambuje, dhe jo vetëm, teksa lexohej letra e tij për delegacionin e Kosovës, që kërkonte nënshkrimin e marrëveshjes dhe hapjen e rrugës për lirinë e vendit tonë, të cilin Kadare, aq shumë e ka lartësuar, në veçanti tri dekadat e fundit.

    Nuk mund të mos them që jam ndier keq këto ditë zie për ne, kur disa që për të gjallë të tij kanë qenë shumë të ligë me te, e tani po provonin të paraqiteshin si të njëjtë, siç jam ndier keq me të tjerët që – meqë i njoh – nisën të flasin për veprën e Kadaresë nga një kënd mohues, në një kohë që asnjë vepër të tij nuk e kanë lexuar.

    Unë e familja ime shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kadare, krejt shqiptarëve dhe atyre që e kanë dashur atë dhe veprën e tij. I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë, u prehtë në paqe!

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 100 mijë euro që ministria e Bujqësisë,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Iniciativa e Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë, dhe subvencionimin e qytetarëve me nga 50 euro për qen, duket se...
    Sport23 Nëntor 2024
    Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 12-të në elitën...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështu është...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.