×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit veprimi më i dëmshëm që nga Kuvendi Prizrenit

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

    “Sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet, që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008. Do të shihet se janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, ka thënë ai në Click të RTV21.

    Tutje, Hasani ka thënë se përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën ta kontestojë shtetësinë e Kosovës.

    “Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhbëhen lehtë. Dhe është pajtu që mekanizmi i BE-së me interpretu…” ka thënë Hasani.

    “Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës materiale që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fondamentale politike që janë proklamuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”, tha Hasani.

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mohuar humbjen e një droni, siç tha sonte në Pressing në T7...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Hoti tha se kjo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së  Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Këtë tetor, René Clinic i ka dedikuar përpjekjet e saj nderimit të forcës dhe qëndresës së grave që kanë fituar një nga...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini. Abdixhiku përmes...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Presidenti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.