×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinajt nuk u intervistuan nga prokuroria për “rrahjen e një punëtori”

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Siç ndodh rrallë në rastet kur dikush e denoncon dikë për sulm fizik, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i ka ftuar për intervistim vëllezërit Haradinaj.

    Personi që po e synon postin e presidentit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, janë denoncuar në Policinë e Kosovës më datë 22 qershor, se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor një punëtori të atëhershëm.

    Të dy hallkat e hetuesisë, siç ka mësuar Koha, nuk i kanë ftuar ende Haradinajt për intervistim, ani pse tashmë nga rasti kanë kaluar tre muaj. Pretendimin se një punëtor është sulmuar nga Haradinajt fillimisht në polici e kishte lajmëruar një doktoreshë, e cila e ka kontrolluar viktimën.

    KOHA posedon deklaratën e saj që ka arritur në polici, por për të ruajtur burimin nuk po e publikon si dokument. Doktoresha kishte telefonuar qendrën e thirrjeve – Alfa Kontrollin, në Policinë e Kosovës.

    Kjo konfirmohet përmes një emaili të qendrës se thirrjeve, të cilën e ka përcjellë nëpërmjet emalit tek Qendra Operative Komunikuese Koordinuese – DPP.

    “Me datën 22.06.2020, rreth orës 14:44, në linjën emergjente, nga numri kontaktues xxxxxx është pranuar informata nga dok. N.N. (identiteti i mbulohet), e cila punon në ish-Ndihmën e Shpejtë afër Postes kryesore në “Dardani” se një person i cili quhet N.N. (identiteti i mbulohet) me ditëlindje xxxxxxx nga fshati xxxxx, i cili punon tek ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është rrahur dhe ka të lënduar syrin nga ish-kryeministri Ramushi dhe vëllai i tij Dauti, në kabinetin e tij”, thuhet në email.

    Policia më datën 22 qershor ka hapur rast. E ka kualifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    Një gjë të tillë ky institucion e ka konfirmuar përmes një përgjigjeje me shkrim.

    “Më, 22.06.2020, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Dëshmorit e Kombit’ në Prishtinë ka ndodhur rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. Ankuesi në këtë rast është intervistuar nga ana e policisë, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet për veprën penale si më lart. Në koordinim me prokurorin janë ndërmarrë veprimet si në vijim: Janë intervistuar pesë(5) dëshmitarë. Më 16.07.2020 në polici është vetëparaqitur ankuesi dhe ka dhënë deklaratë vullnetare, i cili ka kërkuar që lënda të mbyllet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    KOHA qe disa ditë ka provuar ta kontaktojë viktimën, e cila, sipas policisë, është tërhequr nga deklarata e parë për sulmin ndaj tij.

    Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje se pse ende prokuroja e rastit nuk i ka intervistuar vëllezërit Haradinaj. Siç i kanë thënë burimet televizionit, prokurore e këtij rasti është Fatmire Cacaj. Koha e ka telefonuar prokuroren, por ajo, kur e ka kuptuar nga kush ishte thirrja, e ka mbyllur telefonin.

    Përgjigje për implikimin në këtë rast nuk kanë dhënë as Ramush e Daut Haradinaj, edhe pse janë kontaktuar disa herë. Ish-kryeministri nuk ka kthyer përgjigje e deputeti Haradinaj ka thënë se nuk di gjë për këtë rast.

    “Unë të thashë që s’kam ide për çka është fjala, po e konsideroj shumë ofendim edhe pyetjen”, ka thënë ai.

    Vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” është e dënueshme deri në 3 vjet burgim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.