Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde.
Haradinaj ka thënë se ambasadorit i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka shprehur gatishmërinë të punojnë ngushtë për tema me rëndësi për vendin.
“Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues! “, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.