Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi.
Në këtë takim u ritheksua nevoja e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta.
“Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë Një dhe po në këtë trase, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, tha Haradinaj-Stublla.
Ajo ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në proceset e ardhshme, e të cilat janë jetike për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.