×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, shqiptaro-amerikanëve: Kosova ka nevojë për ju, sidomos në këtë kohë kritike që po kalon shteti

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn e pjesëtarë të tjerë të diasporës kosovare në ShBA.

    Haradinaj tha se i falënderoi ata për kontributin, sipas tij, të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

    “Ishte kënaqësi e madhe të bisedoja me atdhetarin e shquar, Jim Xhema. Nga përtej Atlantikut, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për kauzën shqiptare. Që nga vitet e hershme, z. Xhema ka qenë aktiv në ndërtimin e lidhjeve të forta me figura kyçe të politikës amerikane, duke siguruar një mbështetje të madhe për çështjet tona kombëtare”.

    “Falënderues ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në Neë York dhe gjithandej Amerikës për kontributin në të gjitha etapat historike për kombin. Kontributi i juaj që nga vitet 90’ kur shqiptarët përballeshin me represionin e regjimit serb, sensibilizoi politikën amerikane e botërore për çështjen e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

    Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë kohë, siç tha ai, kritike nëpër të cilën po kalon shteti e populli.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit. Ajo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në pritjen e Ambasadës hungareze në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, e konsideroi 23...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete. Sot, ai ishte në Rahovec e në...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish- i burgosi politik Nait Hasani ka folur për Gjykatën Speciale, dhe për gjykimin që po ju bëhet Thaçit, Veselit e të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Fituesi i Big Brother Vip të vitit të kaluar, Lumbardh Salihu, pritet që të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Siç mëson...
    Vip23 Tetor 2024
    Ashtu siç u paralajmërua, Fero hyri në shtëpinë më të famshme në vend “BBVK3”. Ai erdhi në këtë reality-show për t’i befasuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.